Arban Abrashi ironizon rëndë me Albin Kurtin… kinezët!

Që pas rënies së Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar përplasjet dhe replikat në distancë mes këtyre dy partive.

I fundit që ka ironizuar me Kryeministrin në detyrë Kurti është sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në formë talljeje me Kryeministrin në detyrë  pasi ky i fundit ka të punësuar një këshilltar me shtetësi kineze në kabinetin e tij.