Arban Abrashi ia dorëzon detyrën Liburn Aliut

Arban Abrashi ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas njoftimit të ministrisë Abrashi e ka njoftuar Aliun për projektet që janë në proces në këtë ministri.

“Minisitri i infrastrukturës, Arban Abrashi, zyrtarisht, sot ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Filimisht ish-ministri Abrashi i dëshiroi mirëseardhje ministrit Aliu, duke i deshiruar suksese gjatë mandatit të tij si ministër”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Minisitri i infrastrukturës, Arban Abrashi, zyrtarisht, sot ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Filimisht ish-ministri Abrashi i dëshiroi mirëseardhje ministrit Aliu, duke i deshiruar suksese gjatë mandatit të tij si ministër.

Ish-ministri Abrashi e njoftoi ministrin Aliu me projektet të cilat janë në proces.

Ndërsa, minisri Aliu u zotua se do të realizojë projektet që i përkasin ministrisë së Infrastrukturës.