Arban Abrashi e bën vetën “Kryetar të ardhshëm të Prishtinës”

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi duket se i ka vendosur një qëllim vetës për të ardhmen.

Në Facebook-in zyrtar, tek përshkrimi i profilit, ai e ka të shkruar “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.

Duket se dëshira e Abrashit është që në një të ardhmen ta udhëheq kryeqytetin e Kosovës.

Gjatë këtij viti janë zgjedhjet lokale, mbetet të shihet nëse LDK do ta kandidoj Abrashin për komunën e Prishtinës.