Arban Abrashi: Ditë e mirë për demokracinë, ditë e mirë për Kosovën

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se tani kemi mundësi për të ndryshuar qeverisjen në Kosovës.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë LDK është dëshmuar me qeverisje të mirë dhe në luftimin serioz të dukurive negative, si në nivelin lokal ashtu qëndror.

Ja postimi i tij:

Ditë e mirë për demokracinë, ditë e mirë për Kosovën!

Tani kemi mundësi për të ndryshuar qeverisjen në Kosovë dhe për të kthyer besimin ndaj vendit e institucioneve.

LDK është dëshmuar me qeverisje të mirë dhe në luftimin serioz të dukurive negative, si në nivelin lokal ashtu qëndror.

Ditë të mira për Kosovën, po vijnë. Na priftë e mbara!

loading…