Aprovohet projektkodi për dënimin në mungesë të kriminelëve të luftës

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektkodin e Procedurës Penale që mundëson dënimin në mungesë të personave që kanë kryer krime lufte.

Paraprakisht ka qenë Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kriminelët e luftës nuk do të kenë më mundësi që t’i shmangen drejtësisë.

Po ashtu është miratuar edhe pika për suspendimin e zyrtarëve shtetërorë në rast të kryerjes së veprave penale.

“Zyrtarët që kanë kryer vepër penale do të pezullohen nga funksioni që bartin derisa për ta të ketë një vendim nga gjykata”.