Gjigandi

Apple vazhdon të negociojë për blerjen e biznesit të modemeve nga Inteli

Apple është një kompani që preferon të bëjë gjithçka vetë, gjë që ndihmon në reduktimin e varësisë nga kompanitë e tjera dhe kështu e izolon veten nga problemet potenciale. Prandaj, nuk është çudi që Apple po e kërkon një zgjidhje që do ta ndihmojë kompaninë të zhvillojë modeme të veta 5G, raporton Ubergizmo.

Zhvillimi i modemit vetanak me siguri nuk do të jetë i lehtë dhe do të kërkojë investime të mëdha dhe shumë burime, dhe kjo është arsyeja se pse nuk është për t’u habitur lajmi se Apple në një moment ishte interesuar në blerjen e departamentit të Intelit për modemë. Më herët, u njoftua se këto bisedime kishin përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete, por si duket diskutimi mbi këtë temë ende nuk ka përfunduar.

Sipas një raporti të sajtit “The Information”, si duket Apple është ende në negociata me Intelin, negociata këto që mund të çojnë në blerjen e departamentit të Intelit për modemë në Gjermani.

Nuk ka garanci se këto bisedime do të përfundojnë me ndonjë marrëveshje specifike, por ato tregojnë se Apple po mendon seriozisht për zhvillimin e komponentëve të veta.