Apple

Apple tremb investitorët, bien të ardhurat nga iPhone

Në një lajmërim surprizë, prodhuesi i iPhone tha se për tre muajt e fundit të vitit të kaluar përmbyllur me 29 Dhjetor pret 84 miliardë dollarë të ardhura.

Apple tronditi investitorët me lajmin se shitjet janë ngadalësuar dhe për këtë fajëson Kinën.

Në një lajmërim surprizë, prodhuesi i iPhone tha se për tre muajt e fundit të vitit të kaluar përmbyllur me 29 Dhjetor pret 84 miliardë dollarë të ardhura.

Në Nëntor Apple kishte parashikuar 89 miliardë dollarë të ardhura.

Vlera e aksioneve të kompanisë ra me 7% menjëherë pas njoftimit duke rritur rënien në 28% që nga Nëntor.

Sezoni festiv zakonisht është tre mujori më i fuqishëm i kompanisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë të ardhurat kanë rënë me 5%.

Tim Cook thotë se parashikimet negative vinë si rezultat i rënies së të ardhurave në Kinë e cila përbën 20% të të ardhurave totale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e të ardhurave të Apple në tregjet e zhvilluara është numri i vogël i konsumatorëve që ka zgjedhur të blejë iPhone e rinj.