Apple sjell sigurinë biometrike në Safari

Face ID dhe Touch ID në pajisjet Apple së shpejti do të jetë më i dobishëm edhe në ueb.

Sipas një raporti të TechCrunch, Apple ka treguar sesi Safari 14 për iOS, iPadOS dhe macOS do të përdorë verifikimin biometrik për kyçjen në uebsajte të ndryshme.

Opsioni është bazuar në standardin Web Authentication dhe FIDO2. Ky standard është përdorur edhe për kyçjet biometrike në të kaluarën por me Safari 14 kjo teknologji do të përdoret më tepër.

Kjo teknologji është e ngjashme me një teknologji të implementuar në Android. Sistemi operativ mobil i Google mori një certifikim FIDO2 vitin e kaluar dhe kompania e bëri të mundur kyçjen në shfletuesin Chrome me teknologji biometrike.

Apple vitin e kaluar ju bashkua Aleancës FIDO, një listë në rritje e kompanive pas këtij standard. Microsoft gjithashtu ka bërë publike planet të mundësuar kyçjen në Windows pa fjalëkalim.