Apple pritet të zhdukë 1 album të tërë nga iPhone juaj

Apple do të fshijë në mënyrë permanente një album fotografish nga iPhone-t tuaj muajin që vjen. Megjithatë, ekziston një mënyrë që të mos i humbisni ato përgjithmonë.

Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se do të “nxjerrë në pension” My Photo Stream, një album që ruan në mënyrë automatike fotot e shkrepura në 30 ditët e fundit.

Në kuadër të kësaj, My Photo Stream ndaloi së ngarkuari foto më 26 qershor dhe çdo gjë në atë folder do të humbasë kur albumi të fshihet më 26 korrik.

“My Photo Stream do të mbyllet më 26 korrik 2023,” shpjegon Apple në uebsajtin e saj.

“Si pjesë e këtij tranzicioni, fotot e reja që ngarkohen në My Photo Stream nga pajisja juaj do ndalojnë së u ngarkuari një muaj përpara, më 26 qershor, 2023.”

Nëse një foto specifike që ju nuk doni ta humbisni nuk ndodhet në librarinë e iPhone, iPad, apo Mac-ut që përdorni, duhet të siguroheni që ta ruani në librarinë e pajisjes.

Përdoruesit e Apple e kanë shprehur shqetësimin për zhdukjen e këtij albumi në rrjetet sociale.

“Më duket se Apple photo stream është zhdukur. Humba shumë foto,” shkroi një prej tyre.

I prezantuar nga Steve Jobs në 2011, My Photo Stream është një shërbim falas që ngarkon automatikisht mbi 1,000 foto nga 30 ditët e fundit./A2CNN