Apple po punon që ora e vet të detektojë sasinë e oksigjenit në gjak

Në të ardhmen, ora e mençur e Applet mund të detektojë më shumë probleme shëndetësore se të rrahurat jonormale të zemrës. Sipas “9to5Mac”, Apple po punon në mundësinë që ora të matë nivelit e oksigjenit në gjak.

Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie nën një prag të caktuar, pajisja do t’i dërgojë përdoruesit një njoftim sikur veçoria për të rrahurat e zemrës.

Nuk është e sigurt nëse veçoria do të kërkojë pajisje të re, apo vetëm përditësim të aktuales.

Kompania po ashtu thuhet se është duke punuar në përmirësimin e funksionit të elektro-kardiogramit (EKG).

Nuk dihet nëse veçoria do të jetë pjesë e gjeneratës së re të “Apple Watchit”, por dihet se kompania tashmë është shprehur publikisht se dëshiron të forcojë veçoritë që lidhen me shëndetin.