Apple planifikon të shkrijë aplikacionet iOS me macOS

Apple do të kombinojë aplikacionet e krijuara për iPhone, iPad dhe macOS deri në 2021 raportoi Bloomberg. Kompania do të krijojë një aplikacion të vetëm i cili do të funksionojë edh enë iPhone, iPad dhe Mac njëherazi.

Një pjesë të punës Apple tashmë e ka zbuluar me emrin e koduar Marzipan vitin e kaluar në Konferencën e Zhvilluesve. Kompania ka filluar të sjellë versione të iOS të Home, Stocks, News dhe Voice Memo në macOS 10.14 Mojave.

Krijimi i një platforme aplikacionesh universale përbën një hap madhor për Apple. Zhvilluesit do të mund të portojnë aplikacionet e tyre të iPad në Mac që nga ky vit falë një SDK të re e cila do të përfshijë edhe iPhone në 2020.

Kjo SDK do të prezantohet në WWDC të këtij viti. Planet e Apple na kujtojnë përpjekjen disa vjeçare të Microsoft me Platformën Universale të Windows.

Këtë ide Microsoft synonte ta bënte realitet me Windows Phone, tabletët dhe kompjuterët Windows. Me tu tërhequr nga Windows Phone në 2017-ën, mori fund edhe platforma e aplikacioneve universale. Microsoft e ndoqi idenë e një sistemi operativ të vetëm por Apple ka vendosur ti mbajë më vete iOS dhe macOS.

Aplikacionet universale të Microsoft ende ekzistojnë por kompania është përqendruar ti nxisë zhvilluesit të krijojnë për desktop.

Në lidhje me aktivitetin WWDC, Apple nuk ka dhënë një datë ende por pritet në fillim të muajit Qershor.