Apple nxjerr në shitje këllëfët me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR

Ato janë kompatibël me karikuesit wireless Qi dhe Apple thotë se edhe kasa edhe telefoni karikohen njëkohësisht.

Ditën e djeshme Apple filloi shitjet e këllëfëve prej silikoni me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR.

Kompania thotë se këllëfët do të zgjasin jetëgjatësinë e baterive me 1 ditë e gjysmë.

Nëse iPhone u duken të kushtueshëm mendoni pak për këto këllëfë për të cilët kompania kërkon 129 dollarë.

Ato janë kompatibël me karikuesit wireless Qi dhe Apple thotë se edhe kasa edhe telefoni karikohen njëkohësisht.

Këllëfët vinë në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Sipas testimeve të Apple iPhone XS, XS Max dhe XR do të kenë një jetëgjatësi baterie për bisedat 33, 37 dhe 39 orë më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Apple shet këllëfë për iPhone. Në 2016-ën nxori në shitje një këllëf për iPhone 7. /Ballkani.info