Apple nuk do të shesë një telefon 5G përpara 2020

Intel tha se ndërsa ka filluar testimet me modemët e parë 5G duke u dërguar shembuj klientëve, çipet nuk do të vendosen tek telefonët përpara 2020-ës.

Apple përdor modemët Intel për iPhone duke na lënë të mendojmë se nuk do të shohim një iPhone 5G deri vitin e ardhshëm.

Prodhuesi i iPhone ka hyrë në bisedime edhe me Samsung dhe MediaTek për të përdorur modemët e tyre 5G tek iPhone e këtij viti sipas Reuters por nuk është e qartë nëse këto diskutime kanë vijuar me plane konkrete.

Megjithatë shansin më i mirë që Apple të prezantojë një iPhone 5G do të jetë viti i ardhshëm, pothuajse një vit pasi rivalët të kenë filluar shitjet e telefonëve 5G.

Samsung prezantoi telefonin e parë 5G këtë javë me modelin Galaxy S10 5G. Ky telefon do të dalë në shitje në Qershor. Gjithashtu gjatë Kongresit Mobil Botëror që starton më 25 Shkurt më shumë kompani do të prezantojnë telefonët e tyre 5G.