Apple konfirmon se ka blerë një biznes të makinave pa shofer

Tashmë është raportuar se Apple ka një departament makinash vet-ngasëse. Në kohët e fundit, është sugjeruar që kompania mund të kërkojë të zvogëlojë departamentin, por kjo nuk ka ndodhur, pasi që Apple ka konfirmuar se ata kanë blerë një biznes të ri të makinave vet-ngasëse.

Kompania në fjalë është Drive.ai dhe ata kanë raportuar kohët e fundit se do të pushojnë nga puna 90 punëtorë si pjesë e mbylljes së biznesit.

Duket se kjo blerje mund të jetë më shumë një situatë punësimi, sepse sipas Axios, Apple ka angazhuar tashmë dhjetëra inxhinierë harduer dhe softuerik nga Drive.ai.

Për ata të panjohur me Drive.ai, ajo që kompania kishte parashikuar ishte të kthente makinat ekzistuese në makina vetë-ngasëse, pa nevojën për shofer.

Është e paqartë se çfarë dëshiron Apple të arrijë me këtë blerje ose teknologjinë vet-ngasëse.

Ndërsa kompania ka pranuar pak a shumë se po eksplorojnë teknologjinë e vetë-ngasjes, askush nuk duket se e di se çfarë do të ishte produkti i Apple.

Ndoshta kjo mund të rezultojë që Apple të kërkojë të licencoj teknologjinëj, ose ndoshta do ta shohim makinën nga kompania, por në të dyja rastet ne do të duhet të presim dhe të shohim.