Apple ka ndihmuar në krijimin e një iPod “top secret” për qeverinë Amerikane

Apple ka ndihmuar qeverinë Amerikane të ndërtojë një iPod “top-secret” me sensorë të fshehur në brendësi zbuloi një ish punonjës i kompanisë.

Vetëm katër persona në kompani kishin dijeni për projektin sipas inxhinierit të Apple David Shayer. Dy persona kishin ardhur tek Apple në 2005 në emër të Departamentit Amerikan të Energjisë.

Ata kërkonin ndihmë për të ndërtuar një iPod që dukej si të ishte normal por që regjistronte në fshehtësi.

Apple kishte ndihmuar inxhinierët për të ndërtuar një version të softuerit të iPod për të akomoduar pajisjen e fshehtë në brendësi të tij.

Dy inxhinierët nga kontraktori i mbrojtjes Bechtel kishin punuar në një zyrë në ndërtesat e Apple prej muajsh.

Atyre u ishte dhënë një kopje e kodit burimor të iPod në një DVD dhe kishin sjellë më vete pajisjet e tyre për të eksperimentuar.

Apple ende nuk ka komentuar lajmin por nivelin i fshehtësisë tregon më shumë sesa PR i Apple.