Apple ka gjetur një mënyrë të zgjuar për ti bërë bateritë e iPhone më jetëgjatë

Në përpjekje për të zgjidhur një problem problemeve më të mëdha të smartfonëve, Apple ka gjetur një mënyrë të zgjuar për ti bërë bateritë e telefonëve të zgjasin më tepër.

Kjo do të thotë se do të merrni më shumë kohë përdorimi nga një karikim i vetëm dhe diferenca është e madhe. Një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e baterisë është shmangja e karikimit në 100% apo lënia në karikim për një kohë të gjatë.

Kjo ndodh vazhdimisht sidomos për ata që karikojnë telefonin gjatë natës. Askush nuk do të ishte do të donte të zgjohej në 2 të natës për të hequr telefonin nga karikimi.

Prandaj me iOS 13 që po vjen, Apple do të shtojë një opsion të quajtur “Optimised Battery Charging.”

Ky opsion duhet të ngadalësojë ritmin e “plakjes” të baterisë duke reduktuar kohën që kalon plotësisht e karikuar.

Esencialisht iPhone do të mësojë rreth mënyrës së karikimit dhe të menaxhojë procesin siç duhet. Le të themi se e karikoni telefonin gjatë gjithë natës dhe e hiqni në 7 të mëngjesit.

Inteligjenca artificiale e Apple do të mësojë këtë praktikë dhe më pas të planifikojë axhendën e karikimit siç duhet. Kështu do të karikojë baterinë në 80% gjatë natës dhe të lërë 20% për në mëngjes pak përpara zgjimit nga gjumi.

Nëse jeni zgjuar në 4 të mëngjesit do ta gjeni telefonin të pa karikuar plotësisht. Por në tërësi do të përmirësonte shëndetin dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Zëvendësimi i një bateri të iPhone kushton afro 79 euro. Lajmi i keq është se iOS 13 nuk debuton deri në Shtator, të paktën në version zyrtare stabile. Megjithatë mund të merrni versionet beta por që mund të kenë probleme në përdorim.

Mjafton të regjistroheni në faqen Apple Beta me Apple ID tuaj dhe menjëherë përditësimi do tu shfaqet në telefon.

loading…