Apple ka blerë startupin Mira që prodhon kufje me teknologji AR

Apple ka blerë prodhuesin Mira, një startup AR (Augmented Reality – Realiteti i Shtuar) që prodhon kufje për kompani të tjera dhe ushtrinë amerikane, sipas një postimi nga llogaria private e CEO-së në Instagram, të parë nga The Verge dhe një person i njohur me këtë çështje. Apple gjithashtu e konfirmoi blerjen.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Apple prezantoi Vision Pro, një kufje me realitet të përzier me vlerë prej 3,499 dollarë që kompania e ka faturuar si një platformë të re kompjuterike “hapësinore”.

Mbetet e paqartë se sa ka paguar Apple për blerjen e startupit Mira, e cila ka mbledhur rreth 17 milionë dollarë fonde deri më sot, transmeton Telegrafi.

Jony Ive, ish-shefi i dizajnit i Apple, ishte këshilltar i startup-it në një farë pike, sipas dy ish-punonjësve që anonimë që folën pa lejen e kompanisë.

“Apple blen kompani më të vogla teknologjike herë pas here dhe ne përgjithësisht nuk diskutojmë qëllimin apo planet tona”, tha Apple për The Verge.

Apple prezantoi të hënën kufjet e përfolura prej kohësh që do t’i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj reale, duke testuar gjithashtu mundësinë për të popullarizuar pajisjet e reja pasi të tjerët nuk arritën të “kapnin” imagjinatën e publikut