Apple iOS 13 kalon 50% adoptim

Përditësimi Apple iOS 13 mund të jetë pushtuar nga probleme në javët e para të debutimit por kjo nuk duket se ka pasur ndonjë impakt në adoptimin e tij nga përdoruesit.

Sipas kompanisë mëse 50% e iPhone janë në iOS 13 me vetëm 26 ditë nga debutimi. Por ky proces duket se ka qenë më i ngadaltë sesa ai i vitit të kaluar i cili arriti në 50% në 23 ditë.

Nga të gjithë iPhone të cilët aktualisht po aksesojnë App Store, 41% janë në iOS 12, dhe 9% në versione më të vjetra.

Në segmentin e iPad numrat janë më të ulët me 33% e iPad në versionin e fundit të iOS dhe 41% në iOS 12 ose më poshtë.

Por Apple është milje përpara Google kur flasim për përditësimet, diçka që Google nuk ka arritur dot ta bëjë me Android.

Ende nuk kemi shifra adoptimi për Android 10, por Android 9 herën e fundit që u raportua ishte instaluar në vetëm 10% të pajisjeve. Aktualisht sistemi operativ 2 vjeçar Android 8 Oreo është i pari me 27% të pajisjeve ku është instaluar.

loading…