Apple iOS 13 i gatshëm për tu shkarkuar që prej iPhone 6S

Apple iOS 13 tashmë është i disponueshëm për të shkarkuar në iPhone e përshtatshëm duke filluar nga iPhone 6S.

Shtesa më e madhe është Pamja e Errët ose siç quhet ndryshe “Dark Mode”. Ky funksion shndërron pamjen e iMessage, Photos dhe Settings në të errët në nivel sistemi operativ.

Aplikacionet e palëve të treta gjithashtu mund të përfitojnë nga “Dark Mode” kur është i aktivizuar në iOS 13.

Pjesa tjetër e iOS 13 përfshin rafinime për aplikacionet si Maps, Photos dhe Reminders. Hartat tashmë kanë përllogaritje në kohë reale të mbërritjes së transportit publik dhe një modalitet të ngjashëm me Google Street View.

Fotot kanë disa opsione të reja të editimit të videove ndërsa aplikacioni Reminders ka një dizajn të ri. Apple gjithashtu ka kombinuar Find My iPhone dhe Find My Friends në një aplikacion të vetëm quajtur Find My.

Ndërsa iOS 13 vjen sot, Apple do të sjellë iOS 13.1 më 30 Shtator. Përditësimi iOS 13.1 do të përfshirje përditësime të cilat ishin planifikuar për iOS 13 si leximi i mesazheve me zë të lartë nga Siri, ndarja e ETA me miqtë dhe shtojca të tjera të Siri.

iOS 13.1 vjen së bashku me iPad OS 13.1, sistemin operativ për tabletët.

loading…