Këshilla

Apple bën thirrje që iPhone të mos vendoset në qese orizi për t’u tharë

Nëse iPhone juaj laget, mos e vendosni në qese me oriz, këshillon Apple.

Pavarësisht teknikës popullore, ekspertët kanë paralajmëruar gjatë që ajo të mos përdoret, me testet që janë bërë e thuhet se nuk funksionojnë, raporton BBC.

Tani gjiganti teknologjik ka publikuar një udhëzues për t’u treguar përdoruesve se mund të rezultojë që grimcat e vogla të orizit ta dëmtojnë pajisjen e tyre.

Firma thotë se njerëzit duhet ta heqin lëngun butësisht, ku konektuesi i telefonit vendoset poshtë dhe lihet ashtu që të thahet.

Pavarësisht rritjes së sofistikimit në smartfonë, metodat popullore për t’i rregulluar ata nëse bien në ujë, mbeten të pasofistikuara.