Apostolova në Veri: Serbët të respektojnë ligjin e Kosovës dhe rregullat e KQZ-së

Shefja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka vizituar një qendër të votimit në Veri të Mitrovicës.

Nga aty, e para e Brukselit në Prishtinë, tha se serbët dhe gjithë të tjerët duhet ta respektojnë ligjin e Kosovës dhe rregullat e KQZ-së që thonë se nuk mund të votohet me dokument të ndonjë vendi tjetër përpos të Kosovës.

Ajo poashtu ftoi qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje pasi sot votuesit zgjedhin kush do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme.

loading…