Be

Apostolova ka një kërkesë për Kosovën

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit tha se Kosova ka bërë ligje të mira për luftimin e saj, por se sipas saj ato duhet të zbatohen në praktikë.
“Ne si Bashkim Evorpian kemi një qëllim ta luftojmë këtë fenomen të rrezikshëm i cili mbetet i thellë në shumë fusha, korrupsioni e prish imazhin e Kosovës, minon besimin tek instucionet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që ta luftojë korrupsionin përmes marrëveshjeve të deritanishme. Këtë politika mbesin në dorën e politikanëve kosovar, kohëve të fundit ka pasur ligje të mira për luftimin e saj, kodi penal , ligji i informatorëve, por se miratimi i tyre duhet të zbatohet”, tha Apostolova.

Ajo po ashtu shtoi se forcimi i llogaridhënies dhe transparencës është një ndër çështjet kyçe.

“E lusim Kosovën te kryejnë reformat sa më shpejtë, sepse korrupsioni e zhvillon Kosovën, krijon vende të reja të punës, ekonomi më te mirë, kushte më të mira për jetë dhe imazhi i saj në përgjithësi. Sot po fillon java e korrupsionit dhe duhet të dimë që luftimi i korrupsionit është që don angazhim çdo ditë të vitit dhe vetëm një aksion i përbashkët do të sjellë një të ardhme më të mirë”, ka theksuar Apostolova.