Apolegjeti i Kurtit: Opozita po ankohet pse Kurti i vendosi kushte Vuçiqit

Një nga apologjetët më të mëdhenj të kryeministrit Kurti, Dimal Basha, e ka parë nga një prizëm pak më ndryshe kritikën e opozitës për pranimin e “Zajednicës” nga i pari i Qeverisë.

Basha, në ‘Facebook’-un e tij, ka shpërndarë videon e Vuçiqit ku akuzonte ish-presidentin e Serbisë, Vojsllav Koshtunica, për lirimin e Kurtit dhe ka krahasuar me qëndrimet e opozitës, shkruan Demokracia.com.

I njëjti ka provuar të krijojë një lidhje të çuditshme mes Vuçiqit dhe opozitës kosovare.

“Vuçiqi ankohet pse Serbia e ka lëshu Albinin gjallë prej burgut, kurse opozita tek ne ankohet pse po i vëmë kushte Vuçiqit”, deklarohet apologjeti Basha.

Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po e kërkojnë me çdo kusht faktorët ndërkombëtarë. Më të zëshmit karshi kësaj kanë qenë SHBA, të cilët kanë aranzhuar edhe një takim më 31 janar për të diskutuar natyrën e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.