“Apokalips” në Corsica, nga ishulli francez arrijnë pamjet rrëqethëse – humbin jetën 3 persona në mesin e tyre një vajzë 13-vjeçe

Tre persona, përfshirë një adoleshente kanë humbur jetën nga erërat e forta me fuqi shkatërruese të një uragani, që goditën Corsican në Francë, ku si pasojë 45 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Qytetin e ka goditur një mot i ligë, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat që fryjnë me shpejtësi prej 224 kilometra në orë, po shkatërrojnë gjithçka që po u del përpara, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si aeroplani fillon të “çmontohet” nga erërat e forta.

Aty një 13-vjeçare humbi jetën kur një pemë u shkul dhe përfundoi mbi kampin ku ajo po qëndronte, kurse një grua 72-vjeçe e pësoi me jetë kur vetura e saj u godit nga mjetet e forta që i lëvizte era e fuqishme.

Të paktën 12 persona tjerë janë lënduar në këtë ishull, e në det po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit, të atyre që po konsiderohen si të zhdukur.