“Grupe të sponsorizuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po kryejnë sondazhe me pyetjen se kush dëshironi të jetë kryeministër i Kosovës”.

Kështu shprehet analisti Enver Bytyçi.

Sipas tij, Rama po del kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit nga LDK dhe duke e ditur që Kadri Veseli i PDK nuk mund të dalë fitues, kërkon që homologu i tij në krye të qeverisë së Prishtinës të jetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Grupe të sponsorizuara nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, po kryejnë sondazhe me pyetjen se kush dëshironi të jetë kryeministër i Kosovës! Nga rezultatet që jepen shënohet se Albin Kurti të jetë në krye të kualifikimit me mbi 3000 vota, Vjosa Osmani me 1500 dhe Kadri Veseli me diku te 900 vota”, shprehet Bytyçi

Sipas analistit dhe njohësit të politikës edhe në Kosovës, ky sondazh i Rilindjes në Tiranë kuptojmë tre qëndrime:

1. Se Edi Rama e ka kuptuar që Partia Demokratike e mikut të tij, Hashim Thaçi, nuk fiton.

2. Edi Rama jep mesazhin se nuk dëshiron që Vjosa Osmani të jetë homologe e tij në Prishtinë, pra në krye të ekzekutivit të Kosovës.

3. Se kryeministri i Shqipërisë preferon dhe punon që partner i tij në Kosovë të jetë Albin Kurti, në pamundësi që të jetë Kadri Veseli.

Kjo përpjekje djallëzore e kryeministrit të Shqipërisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë duhet të shërbejë që të votohen sa më shumë politikanë anti-Rama.

loading…