Sipas të dhënave të Sensor Tower, aplikacioni TikTok ka arritur në 1.5 miliardë shkarkime totale në App Store dhe Google Play. Aplikacioni rriti 1 miliardë shkarkime në Shkurt të këtij viti dhe ka grumbulluar 614 milionë shkarkime këtë vit, 6% më shumë se vitin e kaluar.

Rritja ka ardhur kryesisht nga India ku përdoruesit përllogaritin 31% të shkarkimeve të aplikacionit. Është tregu i dytë më i madh i TikTok pas Kinës me 11.5% dhe SHBA me 8.2%.

TikTok gradualisht po shndërrohet në një kërcënim për Facebook, veçanërisht popullariteti i aplikacionit tek të rinjtë që Facebook aq shumë i kërkon. Sensor Twoter gjithashtu thotë se TikTok ishte aplikacioni i tretë më i shkarkuar pas WhatsApp dhe Messenger por ka parakaluar Facebook dhe Instagram.

Esencialisht TikTok është aplikacioni i vetëm ndër 5 të parët që nuk është në pronësi të Facebook. Por numri i shkarkimeve nuk përkthehet në përdorues aktivë.

Instagram ka arritur 1 miliardë përdorues aktivë në 2018 ndërsa TikTok në Qershor të 2019. Andaj Instagram mund të ketë një avantazh të vogël.

Facebook ka tentuar të minimizojë suksesin e TikTok duke lançuar në Nëntor të 2018 një aplikacion për shpërndarjen e videove quajtur Lasso.