Aplikacioni i ri i Microsoft kombinon Word, Excel dhe PowerPoint në një të vetëm

Aplikacioni më i ri i Microsoft mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për këdo që përdor Office në lëvizje.

Kompania prezantoi aplikacionin e saj të ri Office në përpjekje për të vendosur çdo gjë që keni nevojë në një vend të vetëm.

Në vend që të përdorni aplikacione veçmas për dokumentet Word, Excel dhe PowerPoint, versioni eksperimental i aplikacionit të ri publikuar sot i bashkon në një të vetëm.

Aplikacioni përmban Panelin e Aksionit, shumë efektiv për editim të dokumenteve në lëvizje. Micrsoft thotë se me të mund të krijoni dhe edutoni dokumente PDF nga ekranet e vogla të smartfonëve si dhe funksionet e shpërndarjes janë thjeshtuar dhe përmirësuar më tutje.

Aplikacioni Office ka edhe funksione të avancuara si fotografimi i një dokumenti dhe shndërrimi i tij në një dokument Word të editueshëm.

Aplikacioni Office është i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play dhe Apple iOS nga ky moment. Por nuk dihet se kur do të mbërrijë versioni përfundimtar.

loading…