Apex Legends brenda një jave ka tërhequr mbi 25 milionë lojtarë

Apex Legends është edhe zyrtarisht në dispozicion tash një javë, ndërsa suksesi fillestar i lojës do t’ia mundësojë kompanisë EA që ta kthejë vlerën e aksioneve të veta pas një raporti zhgënjyes financiar të tremujorit të tretë, raporton Overclock3D.

Loja, e zhvilluar nga Respawn studio, i tërhoqi mbi 25 milionë lojtarë në të gjitha platformat brenda një jave nga lansimi i saj. Para kësaj, gjatë fundjavës loja i arriti dy milionë lojtarë që e luajtën lojën në të njëjtin moment. Për krahasim, PUBG në kulmin e popullaritetit të vet ia ka dalë t’i arrijë 3.2 milionë lojtarë në të njëjtin moment.

Gjithashtu, u njoftua se Apex Legends së shpejti mund të arrijë edhe në pajisje mobile, të cilat me siguri do ta popullarizojnë edhe më tej këtë lojë.