Apeli refuzon ankesën e ZRrE-së, vërtetohet vendimi i Themelores për tarifat e shtrenjta të rrymës

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Demokracia.com merr vesh se vendimi është në favor të kërkesës së PDK-së.

Me 8 prill Partia Demokratike e Kosovës kishte ngritur padit ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës dëmton qytetarët e vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ZRRE-ja, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Për këtë ZRrE-ja kishte parashtruar ankesë pranë Gjykatës së Apelit.