Menjëherë pasi BE bëri apel që palët politike të dialogojnë në të mirë të vendit, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai shkruan se është plotësisht dakord me delegacionin e BE-së dhe se është i gatshëm që të dialogojë për reformën zgjedhore.
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan shefi i qeverisë, raporton Tch.







