Apeli kthen dënimin me burg ndaj Albert Rakipit e Hakif Veliut për rastin e librave në UP

Gjykata e Apelit pas ankesës së prokurores së Prokurorisë Speciale lidhur me dënimin me nga 6 muaj burg ndaj Hakif Veliut dhe Albert Rakipit, ka vendosur dënimin burgim në kohë zgjatje prej një viti.

Veliu dhe Rakipi akuzoheshin për “mashtrim në detyrë” lidhur me rastin e përkthimit të librave në UP ku ishte i përfshirë edhe Enver Hasani.

Ish-shefi i zyrës së Prokurimit në Universitetin e Prishtinës, Hakif Veliu dhe Albert Rakipi drejtuesi i Institutit për Studime Ndërkombëtare, para dy vjetëve ishin dënuar ishin dënuar me nga 6 muaj burgim të cilat u ishin zëvendësuar me dënimin me gjobë në shumën prej 10 mijë eurove.

Por kundër këtij vendimi ishte ankuar Prokuoria Speciale.

Apeli me 16 prill të këtij viti, pas ankesës së prokurores së prokurorisë speciale ndaj vendimit të themelores, merr vendim tjetër. Atyre u shtohet dënimi në një vit burgim.

“Me aprovimin e ankesës së Prokurores ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore i datës 18 tetor 2017 sa i përket vendimit për dënim ashtu që të akuzuarit Hakif Veliu dhe Albert Rakipi për veprën penale për të cilën janë shpall fajtor kjo gjykatë i gjykon secilin me nga një vit burgim”, thuhet në vendimin e Apelit.