Apeli ka zgjidhur më shumë lëndë në shator sesa që ka pranuar, por totali i të pazgjidhurave mbetet i lartë

Gjykata e Apelit e Kosovës në muajin shtator ka pranuar 1 mijë e 374 lëndë, por që janë 106 lëndë më shumë që i ka zgjidhur gjatë këtij muaji.

Në raportin e statistikave shihet se kjo gjykatë ka arritur t’i zgjidhë 1 mijë e 480 lëndë, transmeton Klan Kosova.

1. Lëndë civile janë pranuar 581, janë zgjidhur 772.

2. Lëndë penale ( departamenti i përgjithshëm), janë pranuar 129, janë zgjidhur 106.

3. Lëndë penale (departamenti i krimeve të rënda), janë pranuar 63, janë zgjidhur 61.

4. Lëndë të çështjeve ekonomike janë pranuar 37, janë zgjidhur 40.

Gjykata e Apelit njofton se 12 mijë e 073 lëndë të pazgjidhura ku 10 mijë e 395 prej tyre janë të natyrës civile.

loading…