KEK

Apeli anulon zgjatjen dymujore të paraburgimit për Nagip Krasniqin

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore për zgjatje të paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, z. Nagip Krasniqit.

Kjo megjithatë nuk nënkupton se ai do të lirohet nga paraburgimi. Kjo nënkupton se ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim derisa të merret një vendim tjetër në shkallën e parë.

Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim prej 19 prillit. Themelorja kur ishin bërë tre muaj paraburgim, më 19 korrik, kishte vendosur që të zgjatej paraburgimi edhe për dy muaj tjerë, raporton Klan Kosova.

Krasniqi – që është edhe aktivist i VV-së – dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.