Apeli anulon vendimin për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilat janë hedhur si jo të plotë aktakuzat ndaj pesë të dyshuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Dhe me të cilin ishte hedhur poshtë aktakuza.

Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur. Thuhet në vendim.

Apeli në këtë rast i ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga disa nene të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata ka arsyetuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, “respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”.