Rumir F. Zhuniqi në emër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, ka kërkuar nga qytetarët që të mos e ndotin ajrin dhe natyrën gjatë aktiviteteve të nesërme.

“Një traditë e praktikuar viteve të fundit e djegies së gomave më 1 Maj, sot është kundërligjore dhe dënohet me gjobë bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe sipas Udhëzimit Administrativ për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore”, ka shkruar Zhuniqi.

“Ditën e Punëtorëve le ta shënojmë me aktivitete të tjera, që nuk përfshijnë ndotjen e ajrit dhe natyrës. Për të evituar gjobat, si dhe atë që është më e rëndësishme; ndotjen e natyrës, nesër le të festojmë e organizojmë aktivitete pa djegie gomash”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/