Aparati i Radioterapisë, i cili ka shërbyer për rreth 60 rrezatime në ditë në QKUK, ka qenë i prishur tash e sa ditë.

Pacientët të cilët kanë qenë të diagnostifikuar me kancer dhe kanë pritur ditë me radhë për trajtim në QKUK, ishin shprehur të nervozuar për situatën e krijuar.

Në anën tjetër, Drejtori i Klinikës Onkologjike në QKUK, Ilir Kurtishi në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se aparatura është riparuar sot dhe pritet që nesër të hyjë në funksion.

“Aparati i Radioterapisë është riparuar sot dhe nga nesër pritet të hyjë në funksion. Pacientët kanë pritur për nëntë ditë, por do të menaxhohen pas ditës së nesërme”, ka thënë Kurtishi.

Në fund, Kurtishi ka thënë se aparati i radioterapisë ka shërbyer për rrezatim të 60 pacientëve në ditë. /Ballkani.info