Associated Press raporton se Asambleja e Përgjithshme e Interpolit e ka refuzuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme botërore.
Agjencia vlerëson se me këtë i është dhënë goditje Kosovës që ta forcojë pavarësinë dhe shtetësinë e saj.
“Dështimi në këtë tentim do të thotë mossukses për Kosovë, po të pranohej, Kosova do të mund të kërkonte ‘fletarreste të kuqe’ nga Interpoli për arrestimin e zyrtarëve serbë apo personave që autoritetet në Kosovë i vlerësojnë kriminel lufte”, shkruan agjencia amerikane, transmeton Ballkani.info.
AP thekson se për pranimin e Kosovës janë dashur votat e 2/3 që të bëhej anëtare e plotfuqishme në Interpol, duke kujtuar se kjo organizatë sot ka pranuar Kiribatin dhe Vanuatun, duke e rritur kështu numrin e anëtarëve në 194.
Agjencia amerikane thekson se Serbia, me ndihmën e aleatit të saj, Rusisë, ka lobuar kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. /Ballkani.info/







