Anuloi koncertin në Itali, Stresi u kërkon falje publike fansave

Për shkaqe familjare, Stresi është detyruar ta anulojë koncertin në Itali.

Reperi Stresi kishte planifikuar që më datë 27 të performonte në Itali, por ai njoftoi se koncerti është anuluar.

Stresi bëri të ditur se për shkaqe familjare nuk do të mund të udhëtojë, ndërsa u kërkoi falje fansave.

“Me daten 27 duhet tre isha ne itali por ne pamundesi per te ardhur per arsye familjare esht e pamundur ardhja ime ndaj perulem dhe ju kerkoj ndjes te gjithe shqiptareve. Riccione me vjen keq shum”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Stresi së fundi garoi në Festivalin e Këngës me një duet me Eli Farën.