Anulohet shfaqja e filmit ruso-serb kundër UÇK-së në Bujanovc, mund të shkaktojë tensione

Filmi “Ballkan Border” (Kufiri ballkanik) prodhim serb-rus, që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanovc, edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.

Televizioni publik serb, thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanovc për arsye se nuk dëshiron të shkaktojë tensione.

Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje.

Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Aty tregohet se si kishin vepruar forcat speciale të Rusisë në atë kohë.