Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është shtyrë konferenca e thirrur për në orën 19:00

Anulimi i konferencës, sipas njoftimit të zyrës së presidentit, është bërë për arsye të zgjatjes së Samitit të Zagrebit me shumë se sa është planifikuar.

Njoftimi i presidencës:

Anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për në orën 19:00

Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!