Anulohet fluturimi Prishtinë- Frankfurt

Në orën 06:00 të ditës së sotme është paraparë të behej fluturimi nga Prishtina për në Frankfurt të Gjermanisë.

Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” Unidon Krasniqi tha për Ballkani.info se anulimi i fluturimit është bërë nga ana e kompanisë “ Adria Airëays”

Ndërkaq këta fundit ishte e pamundur të kontaktohen nga redaksia jonë.

Ndonëse shumë pasagjer që kishin rezervuar biletat për këtë drejtim, të njëjtit janë kthyer pas kjo pasi që atyre nuk është dhënë ndonjë arsye e anulimit të fluturimit.

Kujtojmë faktin se kushtet meteorokogjike kanë qenë në nivelin e duhur, dhe se të gjitha kushtet për fluturim kanë qenë mëse të përshtatshme.