Anulimi i konkursit si shkak i VV-së, KEK-u mbetet në mungesë të punëtorëve

Drejt Koorporatës Energjitike të Kosovës (KEK) para disa muajve ia mësynë për një vend pune mbi 4600 kandidatë.

Por rrugëtimi drejt punësimit në këtë vend iu ndërpre të gjithëve.

Kjo për arsye se konkursi ishte anuluar, e prokuroria kishte filluar hetime për  dyshimin e punësimeve familjare në KEK nga ana e VV-së.

E rreth këtij rasti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kane dhënë ndonjë informatë te re.

Nga Sindikata e KEK-ut bëjnë thirrje menxhmentit të KEK-ut, Bordit të KEK-ut si dhe Qeverisë së Kosovës që të hapet konkursi në mënyrë që KEK të funksionojë siç duhet.