Italiani

Antonio Conte padit Chelsea për pagën e mbetur?

Eksperti italian ishte shkarkuar nga skuadra angleze në verë.

Antonio Conte ka refuzuar të takohet me Chelsean dhe po këmbëngul t’i padisë për pjesën tjetër të pagës së tij, shkruan Sky Sports News.Italiani, i cili së fundmi e hodhi refuzoi ofertën e Real Madridit, ndjen se duhet paguar atë që është kontraktuar, pas shkarkimit të tij në fillim të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Avokatët e Conte kanë punuar për dy raste të veçanta për javë të tëra: një për gjykatën për punonjës dhe tjetrën për Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Chelsea ka kërkuar bisedime me Conte në kërkim të një zgjidhjeje jashtë gjykatës, por ai ka refuzuar. Raportet e gazetave të mërkurën pohuan se Conte kërkon dëmshpërblime prej 8.7 milionë funta në krye të pagës së tij të vitit të mbetur prej 11.3 milionë funtash – duke marrë pretendimin e tij në 20 milionë funte.

Por është raportuar gjithashtu se Chelsea refuzon të paguajë për shkak të sjelljes së tij në klub, duke përfshirë trajtimin e Diego Costa, dështimin për t’u kthyer në ngjarje sponsorizimi, mbërritjen me vonesë në konferencat për shtyp dhe parkimin në hapësirën e gabuar në qendrën e tyre të stërvitjes – Cobham.