Deputeti

Anton Quni, Serbisë: As mos ëndërroni kthimin në Kosovë, nga sot ju pret Ushtria

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot i kanë miratuar në lexim të parë tri projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në Ushtri.

Në diskutimin para votimit, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se kjo është një fitore e madhe për Kosovën.

Fjalimi i plotë:

Edhe një fitore per Kosovën

Sot është ditë e veçantë, do të thoja solemne për qytetaret, ushtaret dhe oficieret, por edhe per ne deputetet, qe me unitetin tone po tregojme perkushtimin qe edhe Kosova po e trason rrugën për forcen e vet ushtarake.
Me kete rast une dua të shprehi vetem urimet me te mira me deshiren dhe lutjen qe kjo force, së bashku me trupat e NATO-së te jetë garantuese e paqes ne Kosove si dhe ti sherbejë paqes kudo qe ajo angazhohet nen ombrellen e KB-se dhe NATO-s.
Uroj qe djemtë dhe vajzat t’u sherbejnë me nder te gjithë qytetareve te Kosoves pa asnjë dallim, t’i arrijne standardet me te larta profesionale dhe te jenë shembulli me i mire i punes se perbashket.
Kudo nëpër misionet e perbashketa paqesore, sa do qe të jenë larg Kosoves dhe familjeve, krahas aleateve dhe miqëve tane, gjithnjë t’i prezentojnë vlerat tona si popull paqesor dhe liridashes.
E për ata qe ende ëndërrojnë kthimin me forcë në Kosovë apo në një pjesë të saj nga sot le të kuptohet se po ia mësyen ta e bëjnë këtë, këtu do t’i pret një forcë e përgaditur mirë, e pakalueshme dhe me te cilen nuk ja vlen me i kryqezu armet.
Kjo force tani e gezon mbeshtetjen e plotë nga qytetaret dhe si e tille do te njeh vetem fitore.

Urime dhe suksese!

AQ