Anton Quni për autoblindat e dhuruara nga SHBA-të: Puna ime si ministër u shpërblye me sukses

Ish-ministri i Mbrojtjes. Anton Quni ka reaguar në lidhje me pranim-dorëzimin e autoblindave ushtarake nga SHBA-të për FSK-në.

Quni ka shkruar që puna dhe përkushtimi i tij sa ishte ministër u vlerësua me sukses.

Postimi i tij i plotë:

Jam i lumtur që puna dhe përkushtimi kur isha Ministër i mbrojtjes, sot u materializua me sukses, me ç’rast u pranua kontigjenti i autoblindave moderne, si doncacion nga ShBA-të.

Mbështetja  Amerikane dhe partneriteti i fuqishëm sot materializoi edhe një veprim të radhës, që pasqyron gjenerozitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e vazhdueshme; por edhe besimin e merituar të vajzave dhe djemve të FSK-së, që të pajisen me mjete ushtarake të avancuara, në rrugën për të përmbushur standardet për integrimin e Kosovës në NATO. 

Përkrahja e palëkundur SHBA-ve për FSK-në ka vetëm nje adresë: profesionalizmin, përkushtimin dhe disiplinën e secilit pjesëtar, që me krenari po i shërbejnë atdheut; duke e ngritur lart flamurin e Kosovës, perkrah ushtrisë Amerikane, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. 

Ju jemi mirënjohës pa fund Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjithë përkrahjen, që ushtria e Kosovës të jetë profesionale dhe operacionale, si një forcë për të mbrojtur interesin e shtetit por edhe përtej saj, për të qenë një kujdestar për paqen rajonale dhe globale.

#Kosova

#USA

#FSK