Anton Quni: Nuk do të garojë më për kryetar të Komunës së Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Anton Quni është radhitur i treti në garën për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor në Kosovë.

Kjo radhitje sipas tij nuk ishte sipas pritshmërive që kishin, pasi edhe sondazhet në javën e fundit sipas tij e vendosnin LDK-në më lartë në këtë Komunë, ani pse në fillim LDK-në të njëjtat sondazhe e nxjerrnin vetëm 9% në këtë komunë partinë më të vjetër në Kosovë.

E deputeti i LDK-së shprehet se tani më ka ardhur koha për të lëshuar rrugë për kandidatët e rinjë, ngase sipas tij nevojitet edhe një frymë e re në nga partia e LDK-së në Komunën e Prizrenit.

“është koha për të lëshuar rrugë, pasi edhe në politikë kështu e ka, kur konsumohet një figurë, lind nevoja për ndryshim”, është shprehur Quni për T7.

Ish-ministri i Mbrojtjes tutje ka shtuar se tani do të fokusohet në pozitën e deputetit, ku do të jap kontribut në fushën e sigurisë.

Pas numërimit të 100% të votave të rregullta, Anton Quni është radhitur i treti në garën për të parin e Komunës së Prizrenit me një përqindje prej 14,98%, apo 8,705 vota në total.