Anton Quni kandidat për kryeministër të LDK-së? Ja çka thotë ai

Kryetari i LDK-së në Prizren dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, nuk do të refuzonte kandidaturën për kryeministër të Kosovës, nëse subjekti i tij politik e propozon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen së shpejti.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësit”, tha Quni.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka struktura të konsoliduara mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.