Anton Quni i kundërpërgjigjet Kadri Veselit: Ja çfarë është tradhtia?

Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli se Anton Quni dhe Vjosa Osmani kanë tradhtuar Isa Mustafën.

Quni përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpjeguar në 12 pika se çfarë do të thotë tradhëti sipas tij, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Quni përmes këtij shkrimi ka thënë se tradhti ai quan kur i drejton pushkën vëllaut, apo kur i mbyll gojën atyre që flasin të vërtetën. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i Qunit:

Tradhti është:

Ta dërgosh ushtarin në luftë me pushkë bosh, të paushqyer dhe të pastërvitur.

Ta drejtosh pushkën në vëllain tënd.

Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura për ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit.

T’i japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti t’ia mbathësh vrapit.

Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hedhësh në rrugë.

Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhtar.

T’ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën.

Ta përbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin…. se ti je “luftëtari”.

Ta rrënosh shtetin sa herë që t’i frikësohesh gjykimit.

Ta mbash popullin në frikë duke shpifur armiqtë brenda tij.

Ta mbulosh tradhtinë me tradhti!