Anton Quni e pyet Haradinajn se e kujt ishte kërkesa për depërtimin e gylnistëve
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka pyetur kryeministrin rreth kësaj çështje, se a ka vërejtur nga bisedimet me akterët e organeve të sigurisë, se a ishte ky operacion i drejtuar vetëm nga AKI apo kishte kërkesa edhe nga ndonjë agjencinë e jashtme duke aluduar në ‘MIT’ agjencinë turke.
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke u përgjigjur në këtë pyetje, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ka pasur edhe kërkesë nga ndonjë agjenci e jashtme, por ka thënë se nuk mund ta konfirmojë se ka pasur kërkesë nga ndonjë agjenci e jashtme për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.