Anton Berisha i AAK-së: Pacolli nuk përfaqëson shtetin e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka komentuar deklaratat e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar se “taksa mund të hiqet, ndërsa ushtrisë vetëm ia ndërruam emrin”.

Berisha ka shkruar se Pacolli nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës. Ai ka shtuar se do të vijë kohë që të shpalosen faktet.

“Nuk është vështirë për të kuptuar se kujt i referohet. Tash për tash, them që kështu mund të mendoj vetëm një person që nuk përfaqëson shtetin e Kosovës. Për të tjerat, ka kohë për t’i shpalosur me fakte”, ka shkruar Berisha në Facebook.

loading…